“Turbina” quhet Teatri i ri i Tiranës, i cili do të vijë me një hapësirë të re moderne për artin dhe kulturën skenike, që shumë shpejt do të jetë në dispozicion të artistëve dhe artdashësve kryeqytetas.
I vendosur në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në këtë godinë po vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e këtij teatri.
Një video nga punimet që po zhvillohen në teatrin e ri e ka ndarë mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, në të cilën shihen hapësirat e mëdha dhe të reja të teatrit.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga progresi i punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri të Tiranës, ku rrënojat e një ndërtese të harruar për dekada të tëra po transformohen çdo ditë në një hapësirë europiane më shumë, të munguar për dekada për artin dhe kulturën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Punimet për ndërtimin e Teatrit të ri të Tiranës kanë nisur në vitin 2016 në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155542872291523/