Art & Kulturë

FOTO/ E pabesueshme, shkretëtira e Saharasë mbulohet nga dëbora

Banorët e një qyteti të vogël algjerian, që gjendet në shkretëtirën e Saharasë, ngelën të mahnitur kur panë ditën e djeshme se bora kishte mbuluar rërën e kuqe.

Pas plot 40 vitesh, qyteti i Ain Sefra që gjendet në veriperëndim të vendit, është mbuluar katër herë nga dëbora, ku hera e fundit që ra borë ishte në dhjetorin e vitit të kaluar.

Që prej 2016, kjo ndodhi e çuditshme dhe e habitshme ka pllakosur këtë zonë që njihet me nofkën “Dera për në Parajsën e Shkretëtirës”, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Temperaturat normale në periudhën e dimrit në Ain Sefra janë zakonisht 6 deri në 12 gradë Celscius dhe ajo ndodhet rreth 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka sjellë këtë dukuri të pazakontë, ku shkretëtira e njohur e Saharasë, që mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore, pritet të kthehet sërish në një zonë të gjelbëruar pas 15 mijë vitesh.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).