Për herë të parë, vjen tek Destil Hostel grupi muzikor i rrymës rock “The Black & Vice Social Club”, që do të performojnë live për publikun më 9 shkurt, ora 21:00.
“The Black & Vice Social Club” është një grup muzikor i rrymës alternativ rock nga qyteti i Shkupit në Maqedoni. Pjestarët e këtij grupi e shprehin veten e tyre nëpërmjet muzikën kontemporane rock. Duke u bazuar në përvojat personale, hapësirën që i rrethon dhe ngjarjet rastësore, kjo band sjell gjithmonë një performancë të fuqishme nëpërmjet teksteve domethënëse.
E krijuar në vitin 2013 dhe aktive në skenën muzikore që prej vjeshtës së vitit 2014, ky grup ka hedhur në treg më dhjetor 2015 një album me emrin “Until the road is a dead end”, duke nisur edhe një tur të shkurtër përgjatë Ballkanit dhe qyteteve të ndryshme brenda Maqedonisë. Albumi u nominua për çmimin e “Albumit të mirë” në Ceremoninë e Ҫmimeve Alternative të Maqedonisë më 2016.
Kënga më e fundit nga ky bend titullohet “Home”, të cilën mund ta dëgjoni më poshtë: