Degjoje zemren time nga Bianka Pitzorno

DEGJOJE ZEMREN TIME Autore: Bianka Pitzorno Përktheu: Erion Kristo Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeleteve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexueseve të […]

Promovim “Muzikantët” Primo Shllaku

Promovohet libri “Muzikantët” nga Primo Shllaku, të premten më 3 nëntor duke filluar nga ora 19:00 tek Librari E Për7shme. Për librin do të flasin Ag Apolloni dhe autori. Do hapet dhe diskutim me të pranishmit. Pjesëmarrja juaj nderon librin, autorin dhe kulturën.

“Trilogia Albanica” e Stefan Çapalikut, botohet në Paris

“Trilogia Albanica” është përmbledhja më e fundit me drama e Stefan Çapalikut, botuar në Paris nga “L’espace d’un Instant”. Në këtë libër përfshihen tri pjesë teatrore: “I’m from Albania” (monodramë), “Allegretto Albania” (komedi serioze) dhe “Made in Albania” (dramë), të përkthyera në frëngjisht nga Anna Couthures dhe me një parathënie nga Ardian Marashi. Monodrama “I’m […]

Autorë gjermanë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë (TILF)

Autorë gjermanë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Tiranë (TILF) Tirana lexon – pjesëmarrës janë edhe dy autorë gjermanë: poetja Daniela Danz dhe autori i librave për fëmijë Jürgen Banscherus, të cilët vijnë me ftesë të Ambasadës Gjermane dhe Goethe-Zentrum në Shqipëri. Shkrimtari i vlerësuar me çmime Jürgen Banscherus ka botuar më shumë se pesëdhjetë […]

Akademi në tridhjetë vjetorin e vdekjes së Lasgush Poradecit

Klubi letrar “Metafora” që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë “Tradita” në Tetovë, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta e gjeniut të letërsisë shqipe, Lasgush Poradecit, do të organizojë akademi përkujtimore. Sipas organizatorëve bëhet e ditur se kjo akademi do të mbahet më 12 nëntor, në ora 18:00, në Klubin e Artistëve […]

Romani ANABELA, nga Adela Prifti-Çaushllari

Autorja e re shqiptare Adela Prifti-Çaushllari sapo ka botuar romanin e saj të parë me titull, “Anabela”, një histori amerikane e ngjeshur në ngjarje e personazhe. Larmishmëria e personazheve, njohja e mentaliteteve njerëzore, mprehtësia e dialogjeve, njohuritë nga bota e artit, në veçanti të kinematografisë, por edhe dinamika e rrëfimit, nuk të lënë për asnjë […]

Thëniet më të bukura të Faik Konicës

Faik Konica mbetet një intelektual i papërsëritshëm edhe në ditët e sotme. Një njeri mendjendritur jo vetëm si politikan por edhe si publicist e shkrimtar që pasuroj mendimin letrar shqiptar. Ne kemi sjell vetëm disa prej shprehjeve më të bukura të Faik Konicës: Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e […]

Kebaria, vajza që lexonte bukur

Janja Vidmar, nje nga autoret me te shquara te letersise per te rinj, ne Slloveni, do të jete protagoniste ne një bisedë te gjerë per letërsinë për fëmijë. – Multikulturalizmi dhe letërsia për të rinj/të rritur: pse autorët zgjedhin tema të çuditshme për thyerjen e tabuve? – Janja Vidmar – Botimet për fëmijë në Slloveni […]

Ditëlindja e parë pa Dritëro Agollin, botohen dy libra të rinj

Ditëlindja e Dritëro Agollit do të festohet sot për herë të parë pa praninë e tij fizike. Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ditëlindja e shkrimtarit të madh këtë vit nuk do të jetë e lehtë të konceptohet me mungesën e tij. Ndaj familjarët, miqtë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).