Klubi letrar “Metafora” që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë “Tradita” në Tetovë, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta e gjeniut të letërsisë shqipe, Lasgush Poradecit, do të organizojë akademi përkujtimore.
Sipas organizatorëve bëhet e ditur se kjo akademi do të mbahet më 12 nëntor, në ora 18:00, në Klubin e Artistëve “ODA”, në Tetovë.