Art & Kulturë

Autorë gjermanë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë (TILF)

Autorë gjermanë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Tiranë (TILF)

Tirana lexon – pjesëmarrës janë edhe dy autorë gjermanë: poetja Daniela Danz dhe autori i librave për fëmijë Jürgen Banscherus, të cilët vijnë me ftesë të Ambasadës Gjermane dhe Goethe-Zentrum në Shqipëri.

Shkrimtari i vlerësuar me çmime Jürgen Banscherus ka botuar më shumë se pesëdhjetë libra për fëmijë dhe të rinj, të cilët janë përkthyer tashmë në 23 gjuhë. Ai është anëtar i klubit ndërkombëtar PEN-Club dhe SYNDIKAT.

Krijimtaria letrare e Daniela Danz-it përfshin lirikë, prozë dhe eseistikë. Qysh prej 2010-ës ajo organizon gjithashtu workshop-e letrare me të rinj nga vende të ndryshme. Me ftesë të Ambasadës Gjermane ajo do të ofrojë një seminar për nxënës dhe studentë edhe në Shqipëri.

Lexim letrar me Daniela Danz
27.10.2017, ora 17:00, Teatri i Metropolit, Tiranë
Hyrja e lirë!

Lexim letrar me Jürgen Banscherus
28.10.2017, ora 10:00, Salla Gjermane e Leximit Tiranë, Rr. Xhorxh Bush, përb. Parlamentit
Hyrja e lirë!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).