Autorja e re shqiptare Adela Prifti-Çaushllari sapo ka botuar romanin e saj të parë me titull, “Anabela”, një histori amerikane e ngjeshur në ngjarje e personazhe.
Larmishmëria e personazheve, njohja e mentaliteteve njerëzore, mprehtësia e dialogjeve, njohuritë nga bota e artit, në veçanti të kinematografisë, por edhe dinamika e rrëfimit, nuk të lënë për asnjë çast indiferencën e shmangies nga kurreshtja, për t’u bërë njësh me personazhet brenda kësaj kutie të rrëfimit dhe të ndjehesh se jeton nëpër çastet rrëfimtare, por edhe pikëpamjeve të qarta për njohuritë mbi jetën, dosdo të bëjnë pjesë e pandashme e këtij kalvari rrëfimesh.