Art & Kulturë

“Heshtja – Rrëfimi i një polici të antimafies” nga Gianni Palagonia

Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punon në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsionit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën.
Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

Koncert – Albano Carrisi tek Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës Italiane, skena e Amfiteatrit të Liqenit do të ndizet me koncertin e mjeshtrit të muzikës italiane Albano Carrisi, mikun e vjetër të Shqipërisë. Hyrja në koncert është e lirë. Data 7 Qershor⏰Ora 20:00📍Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Sanremo Giovani World Tour 2022 vjen në Tiranë më 6 Qershor.

Sanremo Giovani World Tour 2022 vjen në Tiranë më 6 Qershor. Këngëtarë të rinj italianë si Litamme’, Yuman, Samia, Martina Beltrami do të kendojnë se bashku me artistët shqiptarë Marsela Cibukaj dhe Alban Skënderaj. Më 6 Qershor⏰Ora 21:00📍Amfiteatri i Liqenit, Tiranë

Koncert: Young Musicians European Orchestra në Katedralen Ortodokse – Tiranë

Në javën e Italisë një koncert dedikuar muzikës klasike.Me pjesëmarrjen e muzikantëve të Orkestrës Filarmonike të Tiranës, nën drejtimin e mjeshtrit Paolo Olmi-t do të luajnë Vivaldi – Concert për dy cello dhe Simfoninë e Tretë të Bethoven-it. Në orën 18.00, në Katedralen Ortodokse.

Automotive Fair Albania për herë të parë në Shqipëri

Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht! Automotive Fair Albania organizohet për herë të parë në Shqipëri 🇦🇱 nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve, […]

Koncert: tekste të vjetra shqipe të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka në ambientet e Galeri Kalo 1.

Më datë 6 Qershor, Ora 19:30 shijoni tekste të vjetra shqipe të aranzhuara për zë dhe piano nga pianistja e parë shqiptare Lola Aleksi Gjoka në ambientet e Galeri Kalo 1. Me pjesmarrjen e: Rudina Ciko (Piano), Marjana Leka (Soprano), Erinda Agolli (Soprano), Gerald Murrja (Tenor) dhe Antonio Zefi (Bariton).

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).