Art & Kulturë

Automotive Fair Albania për herë të parë në Shqipëri

Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht!

Automotive Fair Albania organizohet për herë të parë në Shqipëri 🇦🇱 nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Takimi i shumëpritur për industrinë e rrotakëve, një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore, po vjen në Automotive Fair Albania, në datat 17-19 qershor 2022, në Expocity, Tiranë.

Një seri takimesh që do të shërbejnë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, ndërkohë që eventet e ndryshme do të na afrojnë me pasionin për motorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, pa harruar nostalgjinë e mjeteve historike.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi dhe reklamimi i produkteve dhe shërbimeve tuaja!

Automotive Fair Albania 2022 është platforma ideale për frymëzimin e risive në industrinë që përparon drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Përvojat që synon të krijojë AFA do të sigurojnë hapësira domethënëse për të gjithë ekspozuesit, gazetarët, ndikuesit, vizitorët dhe shikuesit, ku të gjithë janë përfitues!

AFA synon ta pozicionojë Shqipërinë në hartën automotive në përpjekjen për të qenë panairi më me ndikim në nivel kombëtar dhe rajonal. AFA dëshiron të krijojë një sistem efikas bashkëpunimi dhe promovimi, ku dallimet janë vetëm një avantazh!

Teknologjia, inovacioni dhe lëvizshmëria e gjelbër janë vetëm disa prej shtyllave të AFA! Ngjarje të tilla ndihmojnë në promovimin e biznesit, tërheqjen e klientëve e partnerëve dhe ndezin bashkëpunime të reja!

E ardhmja është tani!

www.automotivefairalbania.al

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).