Art & Kulturë

Turi i festave tradicionale “Hajd Dalim Nga Myzeqeja ’20”

“HAJD DALIM NGA MYZEQEJA ‘ 20” është turi i festave tradicionale në fshatrat më të spikatura në tradita, trashëgimi, bukuri natyrore, agroturizëm dhe vlera në Bashkinë e Fierit. Këto festa nisin në muajin prill dhe përfundojnë në muajin dhjetor. Ky tur është në vitin e 5-të të tij. Nga viti në vit, Turi tradicional është […]

Portokall apo mandarinë? Cili është më i mirë për shëndetin?

Mandarina dhe portokalli mund të duken njësoj, por kjo nuk do të thotë se ata janë të njëjtë. Ndërsa portokalli vendoset në krye të familjes së agrumeve, edhe pjesëtarë të tjerë meritojnë të njëjtën vëmendje. Midis tyre është mandarina, që në fakt është një varietet kinez. Ka disa dallime të rëndësishme mes dy frutave që […]

Piteri dhe Ujku – Përrallë-balet për fëmijë

“Piteri dhe Ujku”, një përrallë-balet e Prokofiev vjen premierë këtë fundjavë në Teatrin Metropol. Ky kompozim i shkruar nga Sergei Prokofiev në vitin 1936, tregon për historinë e një djali të vogël që jeton me gjyshen e tij në fshat. Narratori tregon një histori për fëmijë, ndërsa orkestra e ilustron atë. “Piteri dhe ujku” është […]

Komedia “Lojë dashurie”

Art Plus Akademi me teatrin e të rinjve “Lojë Dashurie”. Me skenar të Jorgaq Tushes, udhëheqës artistik prof. Mito Kutalli dhe koreograf Kujtim Sako. Me regji të Jorgaq Tushes, udhëheqës muzikor Viktor Rapushi, skenograf Petraq Stefani. Me aktorë: Loris Sinanaj, Kujtim Sako, Megi Shimi, Igli Fusha, Enerest Dalipaj, Marsel Beqiri, Elisa Meçaj. Si dhe balerinat […]

Frankofoni: Filmi “Fotokopja” nga Tamer Ashry

Cikli “Kinemaja e Vendeve Frankofone” 9 mars në orën 19:00 – Akademia e Filmit & Multimedias Marubi « Fotokopja » nga Tamer Ashry (2017 – 1orë e 30 minuta – dramë) Mahmudi është një pensionist që drejton një dyqan të vogël kancelarie në vështirësi financiare. Duke kopjuar dokumente mbi dinozaurët, ai përqendrohet te shkaqet e […]

FOTO/ Bashkia e Tiranës ndërton një shesh të ri çlodhës për komunitetin pranë “Vasil Shantos”

Një shesh i ri pushimi i është shtuar kryeqytetit së fundmi. Nga një vend parkimi për automjetet dhe vendgrumbullim mbetjesh, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e sheshit pranë “Vasil Shantos”, duke krijuar një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat e këtij komuniteti. Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, krahas vendosjes së stolave […]

Uzina x Termokiss x SCS-Tetova

Ndërtesa të braktisura, të shndërruara në hapësira ​​shoqërore për komunitetin, për kulturën që po e besojmë, deri në mundësitë që po i krijojmë. — Të shtunën, me datë 29 shkurt po bashkojmë forcat me komunitetin e Uzinës në Tiranë dhe Qendrës Sociale në Tetovë për të mbledhur fonde për Hapësirën Kulturore Uzina! Duke filluar nga […]

Miss Julie nga Laura Nezha

Miss Julie e TKE është një përshtatje e regjisorit Kiço Londo midis seksit dhe vdekjes, pasurisë dhe punës, bukurisë dhe rrëmujës. Julie e vetmuar dhe demoniake (Laura Nezha), është plotësisht e vetëdijshme për bukurinë dhe pozitën e saj shoqërore. Jean (Vin Bejleri) me trup të palestruar, është karrocieri zezak i babait të Julie dhe njëkohësisht […]

Prishtina sjell Linda Shalën në një ligjëratë inspiruese për rininë

Të enjten nga ora 17:00, në Qendrën Burimore Kosovare organizata jo-qeveritare Global Shapers Prishtina sjell një format kreativ të fjalimeve inspiruese për rininë kosovare. Ndërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja Linda Shala do të jetë folësja e parë që do të hap këtë format të fjalimeve inspiruese që i ik të zakonshmes dhe synon të inspirojë rininë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).