Art & Kulturë

FOTO/ Bashkia e Tiranës ndërton një shesh të ri çlodhës për komunitetin pranë “Vasil Shantos”

Një shesh i ri pushimi i është shtuar kryeqytetit së fundmi. Nga një vend parkimi për automjetet dhe vendgrumbullim mbetjesh, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e sheshit pranë “Vasil Shantos”, duke krijuar një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat e këtij komuniteti.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, krahas vendosjes së stolave dhe ambienteve çlodhëse, lagjes i janë shtuar edhe pemë të reja, si dhe lule dekorative.

Hapësirat publike në Tiranë po transformohen çdo ditë duke i kthyer identitetin dhe bukurinë Tiranës.

Punonjësit e terrenit bëjnë të mundur që çdo cep i kryeqytetit, të jetë jo vetëm në shërbim të komunitetit, por edhe të duket bukur me plot ngjyra.

Kështu fëmijët dhe familjarët argëtohen më shumë teksa kalojnë disa orë të këndshme në lagjet e tyre. Por krahas ndërtimit të hapësirave të reja rekreative, Bashkia e Tiranës tregon një vëmendje të posaçme ditore edhe për mirëmbajtjen e tyre.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).