Art & Kulturë

Frankofoni: Filmi “Fotokopja” nga Tamer Ashry

Cikli “Kinemaja e Vendeve Frankofone”
9 mars në orën 19:00 – Akademia e Filmit & Multimedias Marubi
« Fotokopja » nga Tamer Ashry
(2017 – 1orë e 30 minuta – dramë)

Mahmudi është një pensionist që drejton një dyqan të vogël kancelarie në vështirësi financiare. Duke kopjuar dokumente mbi dinozaurët, ai përqendrohet te shkaqet e zhdukjes së tyre. Ai nuk e ka njohur dashurinë më parë dhe tërhiqet një ditë nga sharmi i fqinjës së tij, Safeja, një grua e ve. Me ndihmën e të njohurve të tij, ai përpiqet ta bëjë për vete atë, me anë të kujdesit të vazhdueshëm.

Në gjuhën arabe, me titra në gjuhën frënge / Organizuar nga : Ambasada e Egjiptit

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).