Art & Kulturë

Uzina x Termokiss x SCS-Tetova

Ndërtesa të braktisura,
të shndërruara në hapësira ​​shoqërore për komunitetin,
për kulturën që po e besojmë,
deri në mundësitë që po i krijojmë.

Të shtunën, me datë 29 shkurt po bashkojmë forcat me komunitetin e Uzinës në Tiranë dhe Qendrës Sociale në Tetovë për të mbledhur fonde për Hapësirën Kulturore Uzina!

Duke filluar nga ora 15:00 do të mblidhemi në Hapësirën Kulturore Uzina për tu shoqëruar, njohur me njëri tjetrin nderkohe qe do të gatuajmë me ushqimin që do të sjelle secili prej nesh.

Artistë nga Tirana, Tetova dhe Prishtina do të performojnë gjatë kësaj nate. Agjendën e plotë do ta ndajmë me ju në ditët në vijim.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).