Portokall apo mandarinë? Cili është më i mirë për shëndetin?

Mandarina dhe portokalli mund të duken njësoj, por kjo nuk do të thotë se ata janë të njëjtë. Ndërsa portokalli vendoset në krye të familjes së agrumeve, edhe pjesëtarë të tjerë meritojnë të njëjtën vëmendje. Midis tyre është mandarina, që në fakt është një varietet kinez.
Ka disa dallime të rëndësishme mes dy frutave që do t’ju ndihmojnë t’i konsumoni edhe sipas dietës suaj:
Portokalli
Kur vjen puna për kaloritë e portokallit, me bindje themi se ato janë të ulëta. Ja pse ky frut është zgjedhur nga shumë dietologë si pjesë e sallatave dhe ëmbëlsirave që përdorin. Portokallet janë gjithashtu të mëdha, kur hahen të papërpunuara dhe mund të bëhen lëng. Një portokall ka 60 kalori dhe pothuajse të gjitha vijnë nga karbohidratet, duke përfshirë niseshtenë dhe sheqerin. Kjo do të thotë se portokalli mund t’ju japë energjinë e nevojshme për trupin. Portokallet janë gjithashtu të pasura në fibra dietetike. Një portokalli i plotë përmban 15 gram karbohidrate, të cilat mund t’ju ndihmojnë për një periudhë më të gjatë kohe.
Fibrat e portokallit ju ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshme, në mënyrë që të shmangni kapsllëkun. Përveç kësaj, portokallet kanë 1 gram proteina dhe më pak se 1 gram yndyrë. Sa për vitaminat, portokallet kanë vitaminën C, më të rëndësishme për trupin, së bashku me vitamin të tjera dhe minarale. Portokalli është i pasur me antioksidantë, rreth 70 gram në total, duke ju dhënë pothuajse 100 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminave.

Mandarina
Ndërsa portokalli ka 60 kalori, mandarina përmban vetëm 47 kalori. Megjithatë, kjo është për shkak të madhësisë që ka mandarina. Sa për karbohidratet, ato kanë 12 gram, ose 3 tre gram më pak se ato të portokalleve. Ata kanë pothuajse të njëjtën sasi yndyrnash dhe proteinash, më pak se 1 gram.
Sa për fibrat, nisur nga madhësia, portokalli ka 3 gram, ndërsa mandarina vetëm 2 gram. Mandarina janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, por vetëm 23.5 mg në krahasim me portokallet. Megjithatë, ky fryt ka shumë për të ofruar, duke përfshirë betakarotenin dhe antioksidantë të tjera.
Ndërsa është e qartë se portokallet kanë më shumë kalori se sa mandarina, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shmangni ato dhe të preferoni vetëm portokallet. Nëse ju jeni në një dietë, ose po kontrolloni peshën tuaj, mandarinat janë në fakt një zgjedhje shumë më e mirë, sepse kanë më pak kalori.