Dhuro një lodër – Merr një buzëqeshje

A e dini se shumë familje shqiptare me të ardhura të ulëta e kanë të vështirë të blejnë ushqime për fëmijët e tyre e jo më lodra e dhurata? Ndërsa ka shumë organizata bamirësie të cilat e fokusojnë punën e tyre tek ndihmesa me ushqime dhe rroba dhe përpjekjet e tyre janë për t’u lavdëruar, […]

Ekspozita fotografike “Veshtroje”

Shoqata “Together for Life” mbështetur nga UNDP dhe UN Women, ju fton të merrni pjesë në ekspozitën fotografike “VËSHTROJE”. Kjo ekspozitë zhvillohet në kuadër të projektit me të njëjtin titull, mbështetur nga UNDP dhe UN Women, me fonde të Qeverisë Suedeze nën sloganin “Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave!”. Ekspozita “Vështroje” ka për qëllim të […]

I Dashur Atdhe nga Asdreni

I Dashur Atdhe Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je. Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri. Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke.

“Javët e Kulturës Shqiptare” në Vjenë mbyllen me…

Të shtunën në Vjenë, përfundojnë “Javët e Kulturës Shqiptare”, me një mbrëmje të veçantë, siç e kanë quajtur organizatorët. Kjo mbrëmje e 9 dhjetorit, përmbyllë përfundimin e rreth 12 aktiviteteve të “Javëve të Kulturës Shqiptarë në Austri”. Në këtë mbrëmje do të performojë grupi i njohur kosovar Offchestra, ndërsa mysafir nga Shqipëria e Kosova do […]

Saimir Strati kërkon Guinness-in e rradhës

Artisti i njohur shqiptar, Saimir Strati i cili vitin e kaluar mori çmimin e dhjetë Guinness, tashmë ka nis punën për portretin e radhës me të cilin pretendon ta marrë Guinness-in e njëmbëdhjetë. Ai përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se portretin të cilin e ka nisur më 1 dhjetor […]

Shfaqja “Oh, oh, Xhulia” premierë në Ferizaj

Më 9 dhjetor në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj, vjen premiera e shfaqjes “Oh, oh, Xhulia”. Kjo shfaqje me tekst të Ephraim Kishon në skenën e teatrit ‘Adriana’ do të jetësohet nën regjinë e regjisorit Besim Ugzmajli. “Oh, oh, Xhulia”, është një komedi-parodi si version alternativ i ‘Romeo dhe Zhulieta’ të William Shakespeare. Por […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).