Escobar ka qenë një prej narkomenëve më të mëdhenj të viteve ’90 në botë, duke u bërë furnizuesi më i madh i lëndëve narkotike në SHBA, por jo vetëm. Sot, historia e tij njihet dhe përflitet nga të gjithë, i cili ka qenë burim inspirimi për shumë filma e seriale që janë bazuar në jetën e tij.
Përveç njohurive që dihen për të, kanë dalë në dritë kohët e fundit edhe disa fakte rreth jetës së kolumbianit të famshëm.
Gjatë kohës kur Pablo së bashku me familjen e tij po fshiheshin nga policia, vajza e tij Manuela u sëmur. Për ta mbajtur atë ngrohtë, ai dogji rreth 2 milion dollarë;
Escobar është përgjegjës për vrasjen e 4 mijë njerëzvë, ku përfshihen: 200 gjyqtarë, 1 mijë policë, gazetarë dhe punonjës të qeverisë;
Ai i ofroi qeverisë kolumbiane 10 miliardë dollarë që ajo të ndryshonte ligjet e ekstradimit;
Pasuria e Pablo Escobar u vlerësua deri në 30 miliardë dollarë;
Për 7 vite me rradhë Escobar u rendit në pesëshen e njerëzve më të pasur në botë sipas revistës Forbes dhe vetëm në 1989 ai zbriti në vend të 7;
Në fund të viteve 1980, autoritetet kolumbiane konfiskuan flotën e tij, e cila përbëhej nga 142 aeroplanë, 20 helikopterë, 32 jahte dhe 141 shtëpi dhe zyra të ndryshme!
Ai u cilësua si ‘Robin Hood’ nga shtresa e varfër për shkak të ndihmës konstante që u ofronte atyre;
Në pronësinë e tij Pablo kishte krijuar edhe një burg luksoz që quhej “La Catedral” (Katedralja). Ajo përbëhej nga një kazino, një klub dhe një spa;
Frika më e madhe e tij ishte ekstradimi pasi ai nuk donte të përfundonte në një burg amerikan;
Rreth 25 mijë njerëz, përfshirë edhe të varfërit që Escobar kishte ndihmuar duke u dhënë para, morën pjesë në funeralin e tij në Medellin;