Art & Kulturë

Instagram ‘vjedh’ nga Snapchat: Ja çfarë ka nxjerrë rrjeti social

Platforma sociale e shpërndarjes së fotove, Instagram, ka publikuar dje përditësimin e tij më të ri, i cili lejon historitë që një person hedh të jenë të dukshme tek profili i vet gjithmonë.

Me anë të këtij opsioni, ju mund t’i ruani privatisht historitë pas 24 orëve, në seksionin “Stories Archive”, ose t’i bëni publike për këdo për t’i parë, duke i ruajtur tek “Stories Highlights”.

Kështu, nga ky përditësim, do të ndryshojë edhe pamja e profilit tuaj personal, pasi lart fotove që keni hedhur do të shfaqen historitë që ju i keni bërë publike për gjithkënd që ju ka follow.

Mesa duket Instagrami është inspiruar sërish nga platforma Snapchat. Ky opsion ngjason me Memories, që Snapchat e hodhi në treg gati dy vite më parë, i cili shërben për të ruajtur përgjithmonë  historitë, duke krijuar mundësinë e rihedhjes së tyre.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).