Teatër Muzikal, Këngë dashurie me korba

Këngë dashurie me korba, një histori dashurie e kënduar live në një skenë teatri me korba dhe muzikantë. Një ëndërr që filloi 20 vjet më parë… Ai me një jete të suksesshme… Ajo një nga ish të dashurat e tij që kthehet për të marrë hak 20 vjet më pas. Gruaja nga përtej nuk është […]

“Gomari i Babatasit” në teatër më 11-12-13 Maj

Teatri Kombëtar sjell në skenë trupën e Teatrit “Migjeni” me veprën klasike të At Gjergj Fishtës, “Gomari i Babatasit” në datat 11-12-13 Maj, ora 20:00. Vepra u botua në një situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror i Shqipërisë. Tehu i sarkazmës fishtjane për […]

“Komedia që shkon për dreq” ngjitet premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

“Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse do të shkojnë edhe më keq!” Me këtë moto, shfaqja “Komedia që shkon për dreq” do të ngjitet për herë të parë në skenën shqiptare tek Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës në datat 4, 5, 6 dhe 7 maj, ora 20:00. Fituese e Çmimit Lorenc Oliver si “Komedia […]

Aktori shqiptar zgjidhet Drejtori i ri i Teatrit të Kukullave

Aktori i njohur shqiptar, Erion Isai, është zgjedhur si Drejtori i Teatrit të Kukullave, pas largimit të Monika Lubonjës nga ky post. Erionin e kemi parë si një aktor humori në emisionin “Portokalli”, prej të cilit u largua disa kohë më parë, ku ka pasur edhe një shkëputje nga ekrani. Lajmin mbi marrjen e postit […]

“Vetëvrasësi” vjen premierë në Teatrin e Korçës

Shfaqja “Vetëvrasësi” do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Me regji nga Sulejman Rushiti dhe kostumografi nga Bernarda Gjata, në këtë vepër do të interpretojnë aktorët: Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Zamira Kita, Albano Prodani, Klodjana Keco, Antonio Tole, Ilda Pepi, etj. Një i ri, i papunë, Semyon, […]

“Përrallat e heronjve të vërtetë”, një shfaqje për sensibilizimin mbi autizmin

“Përrallat e heronjve të vërtetë” do të shfaqet në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 30 prill, ora 18:30. Kjo përrallë do të rrëfehet nga Eneda Tarifa, Gerta Heta dhe Eranda Libohova, në një përpjekje për të sensibilizuar dhe edukuar njerëzit mbi çrregullimin e spektrit autik dhe qasjen ndaj librit për fëmijë, artistikisht. […]

“Kënaqësitë e tradhtisë” ngjitet premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Një histori nga autori Valentin Krasnogorov, shfaqja “Kënaqësitë e tradhtisë” do të ngjitet premierë në skenën e Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 27 prill. Me regji nga Lorin Terezi dhe nën interpretimin e Kristjana Dodaj dhe Ledjon Zoi, kjo vepër trajton një kompleksitet ndjenjash në tërësinë e vet. Historia e dashurisë së dy njerëzve […]

 “Presidentet” vjen premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Shfaqja “Presidentet” nga Werner Schwab, do të ngjitet premierë në sallën Moliere të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në datat 28 & 29 prill, ora 20:00. Kjo është një komedi, e cila vjen për herë të parë në shqip me regji nga Sabine Mitterecker dhe nën interpretimin e aktoreve Ermira Gjata, Adriana Tolka dhe Eni […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).