Këngë dashurie me korba, një histori dashurie e kënduar live në një skenë teatri me korba dhe muzikantë. Një ëndërr që filloi 20 vjet më parë… Ai me një jete të suksesshme… Ajo një nga ish të dashurat e tij që kthehet për të marrë hak 20 vjet më pas. Gruaja nga përtej nuk është tjetër vecse mirazhi i dashurisë së parë… Ishte një natë me shi…
Këngë dashurie me korba, vjen në 11, 12 dhe 13 maj në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental. Një tekst i Bashkim Hoxhës, me regji të Laert Vasilit dhe kostume të Joni Peçit. Një teatër muzikal i folur dhe i kënduar live që nuk do ta humbisni…