Art & Kulturë

“Gomari i Babatasit” në teatër më 11-12-13 Maj

Teatri Kombëtar sjell në skenë trupën e Teatrit “Migjeni” me veprën klasike të At Gjergj Fishtës, “Gomari i Babatasit” në datat 11-12-13 Maj, ora 20:00. Vepra u botua në një situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror i Shqipërisë. Tehu i sarkazmës fishtjane për politikanët, deputetët, ministrat dhe zyrtarët është më i mprehtë se kurrë. “Gomari i Babatasit” vjen në një perspektivë bashkëkohore nën kurimin dramaturgjik të Stefan Çapalikut dhe me regjinë e Altin Bashës.

Rezervimet në nr. 04 222 30 22, orari biletarisë 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).