Aktori i njohur shqiptar, Erion Isai, është zgjedhur si Drejtori i Teatrit të Kukullave, pas largimit të Monika Lubonjës nga ky post.
Erionin e kemi parë si një aktor humori në emisionin “Portokalli”, prej të cilit u largua disa kohë më parë, ku ka pasur edhe një shkëputje nga ekrani.
Lajmin mbi marrjen e postit të drejtorit të Teatrit të Kukullave nga Erion Isai, e ka bërë të ditur sociologu Ergys Mërtiri.