“AR-KA Tingujsh”- ekspozitë

“AR-KA Tigujsh” Ekspozitë me rastin e “Takim Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore”, ku për herë të parë do të dalin në dritë regjistrime muzikore unike të viteve ‘800 të realizuara në Shkodër nga “Columbia Production”. Me ndihmën edhe të familjes Koliqi, Muzeu Historik do të sjellë perla artistike në oborrin e tij, në datën 27 shtator […]

Ekspozita fotografike “Viti 1989 Çlirimi” në muzeun Gjethi deri në 30 shtator

Në Muzeun Kombëtar “Gjethi”, është çelur ekspozita fotografike me titull “Viti 1989 Çlirimi”. Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar “Gjethi”. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 30 Nëntor 2018 për publikun.

Jeta e Skënderbeut në pikturë! Vangjel Gjikondi tregon për Infokult sa vite iu deshën për t’i realizuar

Vangjel Gjikondi, i njohur ndryshe edhe si piktori kundër abstraksionit, në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut ka sjellë ekspozitën e tij “Historia e Skënderbeut” realizuar në pikturë me rreth 60 vepra të mrekullueshme. Ekspozita është çelur që prej datës 15 shtator e do të qëndrojë deri më 25 shtator. Piktori Gjikondi është […]

Myrtis, ekspozita në Tiranë që sjell historinë e vajzës-simbol nga Greqia klasike

Myrtis dhe historia e vajzës së veçantë për Kombet e Bashkuara vjen në ekspozitën “Myrtis: Ballë për ballë me të shkuarën”, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) për publikun. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale e ka sjellë në vëmendje të publikut këtë ekspozitë si një event që nuk duhet humbur. […]

Ekspozitë Vetjake, Akuarelist

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes e në nderim të veprës artistike të piktorit Fadil PULLUMBI, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, organizohet Ekspozita vetjake me vepra të përzgjedhura nga koleksioni i autorit. Fadil PULLUMBI është pjesë e brezin të artistëve që studiuan në Akademitë italiane. Në historinë e artit shqiptar, F. Pullumbi është […]

Peizazhe të bukura nga mbarë bota, në një ekspozitë unike të fotografisë

Një ekspozitë në Londër shfaq disa prej fotografëve kryesorë të peizazhit, me imazhet e realizuara në mbarë globin. Fotografi Graeme Green shpjegon nxitjen që jep bota natyrore. Green thotë se fotografia e peizazhit kërkon të dalësh, të fikësh telefonin dhe të shmangesh nga obligimet e përditshme. “Nuk është vetëm arti i fotografisë tërheqës, por akti […]

Ekspozitë Arkivore e Përndjekjes Komuniste në Tepelenë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Organizon Ekspozitën me titull “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelenës” Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).