Jeta e Skënderbeut në pikturë! Vangjel Gjikondi tregon për Infokult sa vite iu deshën për t’i realizuar

Vangjel Gjikondi, i njohur ndryshe edhe si piktori kundër abstraksionit, në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut ka sjellë ekspozitën e tij “Historia e Skënderbeut” realizuar në pikturë me rreth 60 vepra të mrekullueshme. Ekspozita është çelur që prej datës 15 shtator e do të qëndrojë deri më 25 shtator. Piktori Gjikondi është frymëzuar nga historiani Marin Barleti dhe autorë të tjerë në realizimin e këtyre tablove, që iu deshën plot 10 vjet për t’i realizuar. Pikturat tregojnë historinë e Skënderbeut që nga lindja e tij e deri në vdekje. Kjo ekspozitë është kaq interesante sa vetëm përmes pikturave, edhe ai që nuk e di, mund të mësojë historinë e Skënderbeut.

Insokult.al realzioi një intervistë me piktorin Vangjel Gjikondi, i cili na tha përse duhet parë kjo ekspozitë dhe disa detaje të tjera mjaft interesante rreth saj.

Pse duhet të vijnë për ta parë këtë ekspozitë?

Të mësojnë historinë e Skënderbeut, gjë që përfaqëson edhe historinë e Shqipërisë.

A ka patur vizita deri më tani?

Ka pasur shumë intelektualë të fushave të ndryshme si mediat, gazetat, kanale televizive. Nga ministritë deri tani nuk ka ardhur asnjë përfaqësues.

Image may contain: 1 person

Piktori Vangjel Gjikondi

Cila është piktura që veçoni nga të tjerat?

Nga pikturat nuk mundem të veçoj asnjë, ndoshta kam ndonjë që nuk më pëlqen. Por po them që nga pikturat që kam realizuar më pëlqejnë:

Beteja e Nishit.

Beteja e Torviollit.

Martesa e Skënderbeut në Manastirin e Ardenicës.

Beteja e Prezës.

Ose kur Skënderbeu merr Krujën.

Cilat mosha kanë ardhur më shumë për të parë ekspozitën?

Më shumë vijnë moshat e rritura, por nuk kanë munguar as vizita nga liceu.

A mendoni se me anë të kësaj ekspozite keni arritur t’i përcillni të gjitha ngjarjet kryesore të jetës së Heroit Kombëtar?

Ngjarjet e saj historike thuajse janë të kompletuara të gjitha si një roman legjendë, dhe titullin mund t’ia vendosja “Saga e Shqiptarëve”.

Për çfarë ka më shumë kuriozitet në këtë ekspozitë?

Më shumë pyesin se si kam mundur t’i realizoj gjithë këto tablo, ku kam punuar mbi 10 vite me mbi 7 000 figura mbi to.

Nxitoni, sepse vetëm pak ditë ju kanë mbetur për të parë në pikturë jetën e Heroit tonë Kombëtar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).