Art & Kulturë

Filmat e kandiduar për Oscar shfaqen këtë javë me ofertë tek Cineplexx

Që prej datës 26 shkurt e deri më 4 mars, çdo ditë në Cineplexx do të shfaqen disa prej filmave të kandiduar në kategorinë e “Filmit më të mirë”, në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Gjatë kësaj jave, biletat e të gjithë këtyre filmave do të kushtojnë vetëm 500 lekë. Ky event është titulluar si “Java e Oscar”.

Këta janë filmat që do të gjeni në sallat e kësaj kinemaje:

“Blade Runner 2049” do të shfaqet më 26 shkurt, ora 20:00. Ai tregon historinë e një roboti-njeri që është në ndjekje të njerëzve që rebelohen prej autoritetit të vendosur në një të ardhme të largët.

“Lady Bird”, më 27 shkurt, ora 20:00. Lady Bird është një vajzë adoleshente në vitin e fundit të një gjimnazi katolik, e cila debaton shumë shpesh me mamanë e saj. Filmi vërtitet rreth marrëdhënies tensionuese midis dy femrave kryesore, të cilat gjithmonë përdorin një gjuhë të ashpër ndaj njëra-tjetrës.

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”- 28 shkurt, ora 20:00;

“Victoria and Abdul” – 1 mars, ora 19:00;

“Darkest Hour” –  1 mars, ora 21:30;

“Get Out” – 2 mars, ora 19:00;

“All the Money In The World” – 2 mars, ora 21:30;

“The Square” – 3 mars, ora 19:00;

“Call Me By Your Name” – 3 mars, ora 21:30;

“I, Tonya” – 4 mars, ora 19:00;

“The Shape of Water” – 4 mars, roa 21:30

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).