“The Shape of Water”, fitues i çmimit “Filmi më i mirë” në ceremoninë e 90-të të Oscar, do të vijë premierë në kinematë Imperial, Cineplexx e Millenium më 8 mars.
Ceremonia e Oscar 2018 u mbajt ditën e djeshme në Los Angeles me prezantues Jimmy Kimmel.
Që prej datës 26 shkurt e deri më 4 mars, çdo ditë në Cineplexx do të shfaqen disa prej filmave të kandiduar në kategorinë e “Filmit më të mirë”, në ceremoninë e çmimeve Oscar.