Art & Kulturë

FOTO/ Smartphone më i ri Sony Xperia XZ2 konkurron denjësisht Samsung Galaxy S9

 

Kompania e famshme Sony sapo ka lançuar në treg dy smartphone-t e saj më të rinj, Xperia XZ2 dhe Xperia XZ2 Compact, të cilët janë duke konkurruar telefonin më të ri nga Samsung, Galaxy S9.

Këta dy celularë përmbajnë sistemin Android dhe kanë adaptuar disa opsione nga teknologjia e Sony, siç është kamera dixhitale dhe tastiera e lojrave nga PlasyStation. Xperia XZ2 Compact është një version më i vogël 5 inch i këtij telefoni, në krahasim me ekranin 5.7 inch të Xperia XZ2.

“Dynamic Vibration System” është një opsion i ri që është vendosur tek Xperia XZ2, i cili analizon zërin e çdo filmi, loje apo videoje që ju keni vendosur në celularin tuaj dhe e zmadhon efektin vibrues të audios, mjaft të ngjashëm me PlayStation 4.

Image result for sony xperia xz2

Përsa i përket kamerës, XZ2 është smartphone i parë në botë që mund të filmojë një video me rezolucion 4K, duke rezultuar kështu në një video me ngjyra perfekte.

Gjithashtu, me opsionin “3D selfie” përdoruesit mund të skanojnë fytyrën me kamerën përpara dhe të krijojnë avatarë 3D të vetes së tyre, të cilat mund të përdoren në lojrat e ndryshme të realitetit virtual.

Sony Xperia XZ2 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë, silver, blu dhe rozë, ndërsa Xperia XZ2 Compact vjen në ngjyrë të zezë, rozë, argjendi dhe jeshile. Të dy këta telefona mund të karikon me wireless dhe do të lançohen në tregjet botërore në javën e parë të prillit.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).