Tung Dimër, mirë se erdhe Verë

Festivali Erdhlezeti është tu ardhë për vitin e 5-të me rradhë — përgatituni për shfaqje unike dhe tinguj nga e gjithë bota! Erdhlezeti sjellë qindra njerëz përpara Dit ‘e Nat më 6 Maj për të festuar diverzitetin tonë kulturor me pije, ushqim e muzikë. MUZIKA ËSHTË GJUHA JONË. Informatat rreth programit muzikor dhe biletave vijnë […]

Koncert për fëmijët që vuajnë nga kanceri. Ka kush do performojë në Shesh

Në 11 prill, në orën 19.30 në Sheshin Skënderbej organizohet koncerti bamirësisë “Një kënge për jetën”, me pjesmarrjen e shumë artistëve të njohur si: Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Sabri Fejzullahu, Eli Fara, Xhensila Myrtezaj, Mirush Kabashi, Bujar Asqeriu, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë për fëmijët që […]

Për Shën Valentin shkoni në koncert tek Pazari i Ri me të dashurit tuaj

Nëse ende s’keni menduar një vend ku mund të kaloni Ditën e Dashuruarve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një superkoncert live e me plot surpriza të tjera që mbeten për t’u zbuluar më 14 Shkurt. Këngëtarët Fifi, Gerta Mahmutaj, por edhe performanca e jashtëzakonshme në violinë e Stringirls, pritet që të ndezin hapësirën e […]

ALGIERS me koncert në Prizren

Lumbardhi në bashkëpunim me NO RECESS prezantojnë koncertin e ALGIERS, të cilët do të performojnë në sallën e kinemasë në Lumbardhi-Prizren, të mërkurën, më 7 shkurt. Koncertin e ALGIERS do ta hapë bendi I TPAME I TVRAME, një duo darkwave / coldwave / minimalwave / shoegaze / post-punk / industrial nga Tirana dhe Prishtina. Muzika […]

Troja me koncert në Tiranë

Grupi “Troja” për herë të parë do të prezantohet me një koncert të plotë në Tiranë. “Më në fund mesazhet filozofike të rock grupit më të mirë shqiptar, do të dëgjohen edhe në Tiranë. Foto me Banden dhe autografe pas koncertit.”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).