Sot “përgjaket” hëna

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës. Nga […]

MIK festival, në nder të sopranos Tefta Tashko-Koço

MIK Festival hap dyert sot në Korçë në nder të sopranos Tefta Tashko-Koço. Në një koncert e kumtesë kushtuar rrugëtimit të saj artistik, rijetëzohen në pak minuta vepra e saj. Mbrëmja kushtuar artistes Tefta Tashko Koço vjen nga Arlinda Morava, Klejda Tare, Zhulieta Sheremeni, Xhoi Mançe dhe Kristo Sherko. Ndërsa kumtesë nga Pandi Bello, Koncerti […]

“Udhëtim në Italinë e pakicës”, libri që flet për gjuhën e arbëreshëve në Itali

“Jemi duke u zhdukur” është një libër që tregon pakicat gjuhësore, një udhëtim nga Salento në Monte Rosa, në vendet e pakicave italiane gjuhësore, vende ku gjuha amtare nuk është italiane. Midis këtyre minoriteteve edhe ai Arbëresh, bën të ditur Ambasada e Shqipërisë në Itali nëpërmjet një postimi në Facebook. Në rreth 6 shekuj nga […]

Brezat

“Brezat” do të bashkojë dy zhanre muzike në katër emra të ndryshëm, në një event që do të elektrizojë fundin e korrikut në kryeqytet. Revista dixhitale Pa Fokus vjen në promovimin e numrit të saj më të fundit, si mbështetëse e këtij organizimi domethënës. Disa prej pjesëmarrësve janë kontribues prej kohësh në jetën social-kulturore, gjë […]

Beach Volley

Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë e Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, sjellin më 25 Korrik në sheshin Skënderbej Mini – kampionatin e Beach Volley për fëmijë. Nga ora 10:00 do të keni mundësi të bëheni pjesë e atmosferës sportive të Tirana FanZone. Për një verë plot ritëm e adrenalinë.

Aktivitet kulturor akademik, muzikë dhe art pamor

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin e datës 31 korrik 2018 në sallën “Aleks Buda”: • ora 19:00 në përurimin e koleksionit me portretet në pikturë të akademikëve shqiptarë; • ora 19:30 në koncertin e pianistes shqiptaro-amerikane dr. Elida Dakoli, për përurimin e pianos koncertale të Akademisë së Shkencave, dhuratë […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).