Art & Kulturë

MIK festival, në nder të sopranos Tefta Tashko-Koço

MIK Festival hap dyert sot në Korçë në nder të sopranos Tefta Tashko-Koço.

Në një koncert e kumtesë kushtuar rrugëtimit të saj artistik, rijetëzohen në pak minuta vepra e saj.

Mbrëmja kushtuar artistes Tefta Tashko Koço vjen nga Arlinda Morava, Klejda Tare, Zhulieta Sheremeni, Xhoi Mançe dhe Kristo Sherko. Ndërsa kumtesë nga Pandi Bello,

Koncerti mbahet sonte tek Pazari i Vjetër, Korçë, duke filluar nga ora 20:30.

MIK Festival është mundësuar nga: Bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, RTSH Radio Televizioni Shqiptar, Ministria e Kulturës.

Soprano Koço në vitin 1930, bën incizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”- Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe, Neço Mukon.

Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri, koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).