Art & Kulturë

Brezat

“Brezat” do të bashkojë dy zhanre muzike në katër emra të ndryshëm, në një event që do të elektrizojë fundin e korrikut në kryeqytet. Revista dixhitale Pa Fokus vjen në promovimin e numrit të saj më të fundit, si mbështetëse e këtij organizimi domethënës.

Disa prej pjesëmarrësve janë kontribues prej kohësh në jetën social-kulturore, gjë që tregon këmbëngulje dhe dëshirë për të ndryshuar realitetin e vendit. Kjo mbrëmje e gjatë do të bashkojë muzikën më të mirë, dizajnin, shkrimet dhe të energjinë e të rinjve në oborrin e pasëm të Bunk’art.

Për këdo që i ka ndjekur në sukseset e tyre, rikthehen në Tiranë C.O.D.Y. dhe Besa M, ndërkohë që do të luajnë edhe emra të talentuar si grupi Among Radio Thieves, Iren Xhaferi dhe Besarb Qerimi.

Të shtunën, më 28 korrik, në orën 20:00, tek ish-bunkeri atomik (BUNK’ART), askush nuk duhet të mungojë!

Hyrja do të jetë me bileta, 300 lekë personi.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).