Edhe pak ditë kohë për të parë nga afër ekspozitën e artistit Parid Dule. Pse s’duhet humbur?

Në Metronomi Primary School Art Institute që prej ditës së diel është hapur ekspozita personale e artistit Parid Dule. Ekspozita do të mbyllet këtë të dielë më datë 17 shkurt. Piktura figurative e Parid Dules është fryt i një ekspertize të konsoliduar në vizatimin, shpërndarjen e partiturave kromatike me një shije mjaft të rafinuar. Artisti […]

“Balkan Girl Power”. Mësoni më shumë për ekspozitën me 68 fotografi të 34 vajzave

“Balkan Girl Power” titullohet ekspozita me 68 fotografi të 34 vjazave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, e çelur sot në Qendrën e Hapjes për Dialog (COD), në Kryeministri. Ceremonia u hap nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano, e cila shprehu kënaqësinë e veçantë që ekspozita […]

Restaurohet ikona “Mbledhja e Kryeengjëjve”

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin. Në laboratorin e restaurimit të veprave […]

Kthim në vitet ’90

Ekspozita me fotografi nga albanologu Robert Pichler udhëtoi nëpër Shqipëri dhe të fundit ndalim e ka në Muzeun Historik Kombëtar. Një koleksion me kujtime nga Shqipëria e viteve te tranzicionit dhe shume imazhe nga ritualet mortore në veri të Shqipërisë, e bëjnë këtë ekspozitë unike në llojin e saj.

Shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë kthehet në muze

Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes. Por, ky përvjetor vjen ndryshe për njeriun e madh të letrave shqipe, shtëpia e të cilit shumë shpejt do të jetë një muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten […]

Arkitektura “Made in Albania”

Pikëtakimi, si event i Pik Ark, vjen si risi në tregun tonë neser tek Destil Hostel Albania, për të njohur nga afër projektuesit që punojnë në Shqipëri. Qëllimi është të promovojmë arkitekturën e relalizuar në Shqipëri, duke sjellë arkitektët të cilën janë të njohur tregun tonë dhe kanë mundur të përballojnë sfidat që ai ofron […]

“Mes errësirës dhe dritës” tek Toptani. Mësoni për çfarë bëhet fjalë

Tablotë e ciklit “Mes errësirës dhe dritës” fokusohen tek një figurë sa njerëzore aq edhe aliene. Një zhytës i veshur me kostumin e palombarit shfaqet në cektësirën e një lumi apo bregdeti në sekuencat e daljes prej ujit. Ai qëndron si personazh i vetëm i tablove të mëdha ndërkohë që tablotë e vogla kufizohen më […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).