Art & Kulturë

Ekspozita “Prania e Mungeses” – Fatlum Doci

Mungesa është prania më e pushtetshme. Ajo eklipson çdo lloj pranie të rrokshme nga shqisat, çdo gjë që na rrethon.
Pra, piktura e Fatlum Doçit na kujton një botë që po zbehet brenda dhe jashtë qenies.
Në kohë dhe vende të ndryshme njerëzit e kanë shenjuar në forma të ndryshme, si: përrallore, magjike, mitike, legjendare, fantastike, metafizike e kështu me radhë. Ajo që ka rëndësi nuk janë shenjuesit e larmishëm që janë përdorur për këtë botë, pra për mungesën, por vetë ajo, tërheqja e saj e vazhdueshme nga dita dhe nata jonë; reduktimi i saj në iluzion apo makth. E megjithatë mungesa është përsëri aty, ose kudo, duke munguar aq ndjeshëm, sa nuk gjejmë dot fjalët për të…

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).