Në Metronomi Primary School Art Institute që prej ditës së diel është hapur ekspozita personale e artistit Parid Dule. Ekspozita do të mbyllet këtë të dielë më datë 17 shkurt. Piktura figurative e Parid Dules është fryt i një ekspertize të konsoliduar në vizatimin, shpërndarjen e partiturave kromatike me një shije mjaft të rafinuar.
Artisti pamor Parid Dule po vijon një itinerar ambicioz kulturor, me cikle nga njëra galeri e Italisë si kryeqyteti kulturor Firence, Milano, Palermo, Bolonja e deri në “Time Square” të Shteteve të Bashkuara, duke ndjekur një grup artistësh të vlerësuar nga elita e kritikës italiane e ndërkombëtare me prijës Vittorio Sgarbin, ndjekur nga kuratorja Elena Gallini, shija artistike e trashëgimtarit të Salvador Dalisë, Jose Dali. Itinerari duket i pandërprerë në huadhënien e huamarrjen e vlerave të ndryshme, por që rezonojnë për nga graviteti që bartin.
Për t’u njohur më tepër me veprat e Parid Dules kliko këtë link: https://www.facebook.com/paridduleart/