Koncert Solistik “Opera Soul” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

23 Prill 2022, 19:00, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit Koncert i sopranos Renisa Lacka, tenorit Gerald Murrja, baritonit Artur Vera nën shoqërimin e pianisteve Hera Cane dhe Ingrid Pulizo. Ariet më të bukura të shkruara mjeshtërisht nga Mozart, Verdi, Bellini, Donizetti, Leoncavallo, Bizet, Lehar në një program të vetëm.

Bisedë mbi “Ëndërr në pallatin e kuq” në Shtëpinë Studio Kadare

21 Prill 2022, 18:00, Shtëpia Studio Kadare Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Kineze, në takimin e rradhës së “Klubit të Librit Kadare” do të flitet mbi veprën “Ëndërr në pallatin e kuq” të shkrimtarit Cao Xueqin. Një nga klasikët e letërsisë kineze. Gjithashtu, do të jenë të pranishëm përfaqësues të Institutit Konfuci.

Darkroom Workshop nga Bulevard Art Media Institute

23, 24 Prill, 12:00 – 18:00, Destil Creative Hub Darkroom Workshop është një nga aktivitetet pjesë të prezantimit dhe promovimit të vëllimit të tretë të librit Nepotik. Workshop-i është një bashkëpunim me lektorin Jochen Rohner dhe u mundëson gjithë të interesuarve të: Zhvillojnë film në bardhë e zi Të printojnë nga negativi në letër fotografike […]

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).