21 Prill, 19:00 – 21:00, Destil Creative Hub
Pas Pranverës Arabe, Enri Canaj nisi dokumentimin e anijeve të para me emigrantë që prekën ujrat e Bashkimit Europian në vitin 2013, duke e përfunduar këtë projekt në vitin 2020 me episodin e fundit të zjarrit tragjik në qendrën e pritjes së refugjatëve në Moria, Lesbos, gjatë pandemisë së Covid-19.
Në librin “Thuaj Lamtumirë Para Se Të Shkosh”, Canaj ndërthur pamje të migrimit në faza të ndryshme, duke treguar ardhjen e njerëzve, vitet e para të atyre që arritën në destinacion dhe situatat e atyre që ende presin në anën tjetër…