8 marsi erdhi, ndaj përse mos të zgjidhni një vend të bukur për të festuar?
Për të gjitha zonjat dhe zonjushat, Rogner Hotel organizon Latin Jazz Event, si një tribut muzikor dedikuar të gjitha femrave në ditën e tyre të festës!
Në këtë event ju do të argëtoheni nën ritmet e muzikës së bukur të jazz, shoqëruar me pije, ushqime dhe shumë surpriza të tjera.
Mos e humbisni këtë event, të enjten duke filluar nga ora 20:30 deri më 23:30. I ftuar special është Eclesio Ramos dhe grupi Hot Club Tirana për të sjellë muzikën më të mirë për të ftuarat e nderit.