“Man Duo” është side projekti i dy producentave të njohur nga Helsninki, Jaakko Fino Kalevi dhe Long Sam, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri më 10 mars.
Ata do të performojnë tek Destil Hostel me mbështetjen e grupit “Via Tirana” që prej orës 20:00 të së shtunës.
Jaakko dhe Long janë dy shokë fëmijërie, të cilët kanë vite që bashkëpunojnë duke nxjerrë shumë materiale nën emrat e tyre. Vitin që kaloi kjo dyshe publikoi albumin “Orbit” dhe prej andej vendosën ta kthejnë bashkëpunimin në një projekt të mirëfilltë me emrin “Man Duo”.
Jaakko është një nga exportet muzikore më të njohur të Finlandës për shumë vite, ku ka luajtur në koncertet dhe festivalet nga më të njohurat në të gjithë botën. Dyshja elektronike/analoge kombinon elektro-popin e viteve ’80-të me eksperimentalen, duke krijuar si rezultat tingullin unik e hipnotizues të Man Duo.
Mos e humbi këtë grup muzikor aspakt të zakontë, ku ju sigurojmë se adhuruesit e kësaj rryme do të kalojnë një super mbrëmje të shtunën!