Art & Kulturë

Për 8 Mars Bashkia e Tiranës do u bëjë dhurata grave dhe vajzave

Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik.

“E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë, tha kryebashkiaku Veliaj. Ky i fundit së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla së bashku me mësues të dalë në pension dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit, i uruan “Gëzuar 7 Marsin”, tha Veliaj.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë 7 Mars qindra nxënës të shkollave të kryeqytetit zgjodhën që t’u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre duke mbjellë pemë. Sot mori formë “Shtegu i dijes”, një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).