Sporti nuk njeh moshë….
Me synim dhe dëshirë për të rigjallëruar instiktet e argëtimit të cilat nuk plaken kurrë, dhe mundësinë për të ndryshuar sadopak monotoninë e ditës të moshës së tretë, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë sjell ditën e premte ora 10:00 tek Fushat Multidisiplinore, aktivitet në natyrë, seanca yoge me moshën e tretë. Dita do të nisë me plot adrenalinë nën ritmet e muzikës dhe Aerobisë me ushtrime të përshtatura për këtë grupmoshe.
Të premten le të bashkohemi për të sjellë lumturi në jetën e moshës së tretë!