Art & Kulturë

Ciceroni

10 Thenie Nga Ciceroni, Oratori Me I Afte I Republikes Romake

Ciceroni ishte nje nga oratoret dhe avokatet me te medhej te republikes se lashte Romake. Ai u bashkua me Pompein e madh kunder Jul Cezarit ne luften civile Romake. Poshte do gjeni disa nga shprehjet e tij me te spikatura:

 

1- Të jesh injorant i asaj që ka ndodhur kur ti s’kishe lindur, është të mbetesh gjithmonë fëmijë.

2- Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për senatorin, ashtu edhe për oratorin.

3- Sa e sa gjëra të cilat nuk do t’i bënim kurrë për hir të vetvetes, i bëjmë për hir të miqve tanë.

4- Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit.

5- Nuk më vjen turp të tregoj se jam injorant për gjërat që nuk i di.

6- Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, ke gjithçka që të duhet.

7- Sa më shumë ligje, aq më pak drejtësi.

8- Jo bashkëjetesa, por mirëkuptimi e përbën martesën.

9- Gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.

10- Çdo njeri mund të gabojë, por vetëm një idiot këmbëngul në gabimin e tij.

 

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).