“The Foreigner” rikthen aktorin legjendar Jackie Chan në ekranin e madh televiziv, të cilin do të keni mundësi ta ndiqni premierë që prej datës 15 mars në kinemanë Imperial, Millenium dhe Cineplexx.
Filmi flet mbi një biznesmen (portretizuar nga Jackie), i cili kërkon drejtësi kur vajza e tij vritet gjatë një akti terrorist. Gjithçka do të fillojë të trazohet kur ai nis një konflikt si macja me miun me një zyrtar qeveritar, e kaluara e të cilit mund të përmbajë të dhëna rreth identitetit të vrasësve.
Lara Croft, vajza e ashpër dhe e pavarur e një aventurieri të humbur, duhet të testojë veten dhe aftësitë përtej limiteve të saj kur e gjen veten të humbur në ishullin prej nga ku është zhdukur dhe i ati.
“Tomb Raider” është një version i ri i filmit me të njëjtin emër të 2001 që kishte si personazh kryesor Angelina Jolie. Bukuroshja syblu është zëvendësuar këtë rradhë nga Alicia Vikander. Mos e humbni premierën e këtij filmi më 15 mars, në kinemanë Imperial, Millenium dhe Cineplexx.
Ndërkohë në kinema vazhdojnë të shfaqen filmat: “Red Sparrow”; “Black Panther”; “Call Me By Your Name”; “Fifty Shades Freed”; “Martesa”; “The Shape of Water”; “Maya The Bee: The Honey Games” dhe “Game Night”.