Art & Kulturë

Rikthehen Rebelet, seriali më i ndjekur nga të rinjtë

Producenti i Rebelde, një prej serialeve më të ndjekur nga adoleshentët dhe jo vetëm, Pedro Damian, ka konfirmuar para disa muajsh se do të prodhojë një version të ri të këtyre serive.

“Rebelde” ishte një telenovelë meksikane që u transmetua në rangun kohor prej vitit 2004 deri në 2006. Shumë shpejt këto seri fituan një famë botërore, duke u kthyer në një sensacion në shumë vende të ndryshme.

Seritë që kishin protagonist kryesorë disa adoleshentë dhe aventurat e tyre në një gjimnaz për elitën e Meksikës, u bënë idhulli i shumë të rinjve. Në këtë version të ri të kësaj telenovele, Christian Chavez, që luante rolin e Giovanni Mendez, do të rikthehet sërish në këto seri, këtë rradhë për të portretizuar një profesor të kësaj shkolle.

Image result for Christian Chavez

Christian Chavez

Seritë e reja do të kenë 13 protagonistë që vijnë nga 10 kombësi të ndryshme. Gjatë një interviste për programin Hoy, producenti tha:

“Është një shkollë multietnike, kështu që kemi 13 djem, nga 10 kombësi, ju keni një djalë hebre, ju keni një japonez, një spanjoll, një argjentinas, një kolumbian. Prej moshave të ndryshme, mesatarisht 17-18 vjeç, ka disa që janë 20 dhe të tjerë që janë 15. Dhe gjithçka do të bëhet në Gjimnaz”, është shprehur ai.

Audicionet për Rebelde nuk kanë përfunduar ende, por 4 prej personazheve që do të portretizojnë role të ndryshme në këtë serial janë bërë të ditur, ku njëri prej tyre siç e thamë më lart ishte edhe Chavez.

Farina – “Vajza e bukur”:

Këngëtarja kolumbiane konfirmoi përmes Instagramit të saj se ajo do të jetë pjesë e telenovelës.

Related image

Greeicy Rendón:

Aktorja dhe këngëtarja kolumbiane do të jetë një nga anëtarët e këtij brezi të ri të rebelëve.

Image result for Greeicy Rendón

Catalina Cardona:

Vajza e aktores Ana María Trujillo u ftua nga producenti për të qenë pjesë e telenovelës.

Image result for Catalina Cardona:

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).