Art & Kulturë

Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

“Downsizing” është një film komedi, i cili do shfaqet në kinematë Millenium, Imperial e Cineplexx që prej datës 1 shkurt.

Ky film është një satirë sociale mbi një burrë, i cili mendon se jeta e tij do të përmirësohej nëse do të ishte vetëm 13 cm i gjatë, duke i lejuar vetes që të jetojë si i pasur.

“Gnome Alone” është një film i animuar që tregon historinë e Khloe, e cila kur zbulon se xhuxhat e rinj në kopshtin e saj nuk janë ashtu siç duken, i duhet të zgjedhi midis ndjekjes së jetës së gjimnazit që ka ëndërruar gjithmonë, apo të bëhet pjesë e luftës kundër krijesave Troggs.

Ky film do të shfaqet që prej datës 1 shkurt në kinematë Millenium, Imperial, Cineplexx.

“All The Money In The World” tregon historinë e vërtetë të njeriut më të pasur të viteve ’60, miliarderit Jean Paul Getty dhe përpjekjet e djalit të tij për të shpëtuar të birin 16 vjeç nga rrëmbyesit, duke iu lutur Jean Paul që të jepte paratë e shpërblimit. Ky film do të shfaqet që prej datës 1 shkurt në kinematë Millenium, Cineplexx e Imperial.

Ndërkohë, në kinema po vazhdojnë të shfaqen filmat: “Den of Thieves”; “Tadeo Jones 2”; “Maze Runner: The Death Cure”; “Insidious 4”; ; “”Jumanji: Welcome To The Jungle”, etj.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).