Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

Për të gjithë vogëlushët, por jo vetëm, “Peter Rabbit” do të ngjitet në ekranet e kinemave Millenium, Cineplexx e Imperial më 22 mars.

Lepurushi Peter është një rebel, i cili përpiqet që të hyjë fshehurazi në kopshtin me perime të një fermeri. Ky film është një përshtatje e moderuar e përrallës klasike të Beatrix Potter. Me komikun James Corden, Margot Robbie, Fasyssal Bazzi, mos e humbi këtë film!

Vjen më në fund seria e dytë e filmit Pacific Rim, që tregon një botë apokaliptike ku njerëzimi lufton vazhdimisht me disa përbindësha, të cilët kanë dalë nga nëntoka si pasojë e një çarje në shtresën e thellë të detit Atlantik.

“Pacific Rim: Uprising” do të shfaqet premierë në sallat e të tre kinemave më 22 mars. Jake Pentecost vjen sërish në rolin kryesor, ku ai do të bashkohet me Mako Mori për të drejtuar një gjeneratë të re të pilotëve Jaeger, duke përfshirë këtu rivalin Lambert dhe piraten 15 vjeçare, Amara, për të luftuar ndaj një kërcënimi të ri të përbindëshave Kaiju.

“Strangers: Prey at night”, jo vetëm që sjell doza të larta horri dhe thrilleri, por ju garanton që do të qëndroni të mbërthyer pas karriges ku jeni ulur. Ky film do të shfaqet premierë në kinematë Imperial, Millenium e Cineplexx më 22 mars.

Një familje gjatë një udhëtimi rrugor, vendos të pushojë në një shtëpi të veçuar. Ngjarjet do të marrin të tatëpjetën kur ata vizitohen dhe torturohen nga tre psikopatë të maskuar. Një luftë për mbijetesë dhe për të shpëtuar nga duart e disa të çmendurve.

Ndërkohë në kinema vazhdojnë të shfaqen filmat: “Red Sparrow”, “Black Panther”, “Tomb Raider”, “The Shape of Water”, “The Foreigner”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).