FOTO/ Princeshat shqiptare në SHBA

Vizita e tre princeshave shqiptare në Amerikën e vitit 1938 u ndoq me shumë kërshëri nga mediat amerikane, të cilët e dokumentuan udhëtimin e tyre me fotografi të shumta.

Arsyeja e udhëtimit drejt kontinentit të largët u ndërmorr nga motrat e Mbretit Zog I për të përshëndetur bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikanë. Ato patën shumë takime të rëndësishme, ku shprehën falënderimet e vëllait të tyre, Mbretit Ahmet Zogu dhe u përgatitën për të ndjekur meshën në Kishën Autoqefale shqiptare në Boston.

Gazetari Ben Andoni ka botuar një shkrim, se si e përshkruan këtë vizitë gazeta e njohur amerikane “New York Post” e datës 14 mars 1938.

“Princeshat shqiptare Ruhije, Myzejen dhe Maxhide morën pjesë në Meshën e së dielës në Kishën Ortodokse shqiptare të Shën Jorgos.

Duke qëndruar të heshtura përpara altarit, princeshat myslymane, si vëllai i tyre, dëgjuan lutjet e Peshkopit Noli për Monarkun e Mbretërisë shqiptare…”

Princeshat shoqëroheshin nga i famshmi Faik Konica, që ishte ambasador i Mbretërisë Shqiptare në Uashington. Ato u takuan me shumë shqiptarë, që përshëndetën ardhjen e tyre dhe dërguan falenderime dhe urime për martesën e shpejtë të Mbretit Zog I me Konteshën Geraldina Appony.

Princeshat kryen disa vizita, por edhe ato u vizituan nga shumë përfaqësues të komunitetit shqiptar të Bostonit dhe rrethinave.

Në suitën e tyre, në hotel, ato u vizituan edhe nga Peshkopi Fan Noli. Pas qëndrimit, ku Noli shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Atdhe, ai dha disa deklarata shtypi për takimin e gjatë me Princeshat Shqiptare. Siç shkruan ‘New York Post’, Noli i përshkroi Princeshat si “shumë tërheqëse”.

Vizitat e tyre u shoqëruan edhe me një propozim të veçantë nga producenti i famshëm Sam Goldqin. Siç njoftonte agjencia United Press.

Ai kërkoi të merrte princeshat e bukura shqiptare për xhirimin e një filmi për Mbretërinë Shqiptare. Për këtë i dërgoi edhe një kërkesë zyrtare Ambasadorit Faik Konica:

Dëshiroj të diskutojmë me Princeshat mbretërore për të marrë këshillat e tyre eksperte mbi procedurat e Oborrit Mbretëror për prodhimin e një filmi, ndërtuar rreth një Mbretërie mitike, të vogël, por të rëndësishme. Do të dëshironim të diskutonim dhe, nëse është e mundur, që princeshat të dalin në film, siç janë duke portretizuar hierarkinë mbretërore”. Por, ky propozim nuk u realizua dot për shkak të pushtimit fashist të mbretërisë shqiptare. Vizita e Princeshave shqiptare zgjati disa ditë“. /gazetatema.net/

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).