Teleskopi që zbuloi ekzistencën e 2300 planeteve

Kepler është teleskopi i NASA-s, i cili në këto momente është drejt përfundimit të misionit të tij, si pasojë e mbarimit të karburantit.

Gjatë 9 viteve që ka fluturuar rreth orbitës së Tokës, observatori hapësinor ka sfiduar kufijtë e planit origjinal të misionit dhe i ka mbijetuar çdo mosfunksionimi mekanik, duke mbledhur informacion jetësor rreth përbërjes së Rrugës së Qumështit e duke zbuluar mbi 2300 planete.

“Sipas llogaritjeve tona, depozita e karburantit të Kepler do të zbrazet brenda disa muajve, por megjithatë ne jemi mjaft të kënaqur nga performanca e tij ndër vite”, ka thënë në një deklaratë për shtyp të NASA-s, Charlie Sobeck, inxhinier i sistemit për misionin Kepler.

Nga kalkulimet e para, ky mision do të zgjaste vetëm 2 vitë. Mirëpo, teleskopi vazhdoi të funksiononte në mënyrë të përsorur, ku shfaqi probleme vetëm gjatë vitit 2013, gjatë të cilit tre nga katër rrotat e Keplerit, dështuan. Ky mosfunksionim e la atë të paaftë për të ruajtur një rotacion të qëndrueshëm në hapësirë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).