Art & Kulturë

Mimozat lulëzojnë për 14 mars tek sheshi “Nënë Tereza”

Me rastin e Ditës së Verës, tek Kolonat në Sheshin “Nënë Tereza”, do të organizohet një street party me këngëtarët dhe dj shqiptarë më të famshëm të momentit.

Kjo organizohet nga Ministry of Events dhe Bashkia Tiranë, të cilët sjellin së bashku super eventin “Mimozat 2018”.

Këngëtarët që do të performojnë janë: Anxhelo Koçi, Fero, Fifi, Gent Fatali, G-Up.

Ndërsa dj që do të performojnë në skenë janë De Vox, Dwarf, Eri Dee, Flor Bana, Mind & Mc Vikku dhe Ndreko.

Mos e humbisni këtë festë, e cila do të startojë prej orës 12:00 të drekës e deri në 23:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).