Art & Kulturë

“A Woman’s Life” sjell në kinema vështirësitë e jetës së gruas të shekullit të 19-të

“Une Vie” është një prodhim francez i vitit 2017, që do të shfaqet në kinemanë Agimi nga Aleanca Franceze e Tiranës dhe Instituti Francez.

Një dramë e realizuar nga Stephane Brize dhe bazuar në novelën me të njëjtin emër të Gi de Mopasan, filmi është në gjuhën frënge dhe do të shfaqet me titra shqip.

Filmi pasqyron jetën e Jeanne dhe adaptimin e saj në jetën e një personi të rritur, e cila gjatë këtij rrugëtimi, përjeton realitetin e hidhur dhe të vështirë që paraqitet për çdo grua të shekullit të 19-të.

“Një jetë” do të shfaqet më 15 mars, në orën 17:30-19:30. Çmimi i biletës do të kushtojë 200 lekë të vjetra.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).