Nëse jeni një prej shumë personave që janë të fiksuar pas shkrepjes së disa selfie në ditë, por e gjeni veten në fund të një seksioni fotografik pa asnjë foto të saktë… Atëherë kemi një lajm për ju!
Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarët e Shkollës Mjekësore të New Jersey, kanë zbuluar se kamerat e përparme shkrepin një imazh të gënjeshtërt të njeriut që kanë përballë.
Boris Paskhover, pjesmarrës në këtë studim dhe njëkohësisht kirurg plastik për fytyrën, ka shpjeguar se selfiet janë një nga shkaktarët e rritjes në masë të madhe të operacioneve plastike.
“Të rinjtë gjithmonë e më shumë po bëjnë selfie për t’i postuar në mediat sociale, duke menduar se këto imazhe që shkrepin, shfaqin pamjen e tyre ashtu siç është. Ky mendim që ata kanë, ndikon në gjendjen e tyre emocionale”, është shprehur Boris.

Fotot 1 e shkrepur nga një selfie Foto 2: Nga një kamera
Sipas tij, një selfie është një imazh i pasqyruar, pra nuk është reale. Për ta vërtetuar këtë teori, ata morën një model, ku e fotografuan nga kënde të ndryshme.
Kështu, kamera e përparme e selfie është zakonisht 30 cm larg nga fytyra jonë, duke e bërë hundën e secilit person që bën foto, të duket 30% më e madhe, në krahasim me një fotografi normale që shkrepet rreth 1.5 m larg personit.
Nga statistikat e nxjerra nga Akademia Amerikane e Kirurgjisë Plastike, rreth 55% e kirurgëve kanë deklaruar se njerëzit bëjnë ndërhyrje kirurgjike me qëllimin që të duken më mirë në fotot selfie.