Rikthehet sërish panairi “Food & Drink Festival 2018”

Për të tretin vit rradhazi, Expocity Albania organizon panairin e famshëm të ushqimit “Food & Drink Festival 2018”.

Ky panair i dedikohet industrisë së ushqimit, pijes e verës dhe do të fokusohet gjatë gjithë kohës në ruajtjen e traditës, si edhe krijimin e një platforme promovimi për zhvillimet më të fundit në këtë sektor, duke ofruar jo vetëm një hapësirë ekspozimi, por edhe aktivitetesh të tjera argëtuese.

Qëllimi i këtij panairi është prezantimi i këtij tregu në nivel lokal dhe më gjerë. Tre ditët e panairit do të shoqërohen me aktivitete të ndryshme, si: Degustime vere dhe produktesh të veçanta, show kulinarie, workshops rreth risive të sektorit të ushqimit dhe pijeve, benefitet e ushqimit organik e të shëndetshëm dhe oferta e ulje speciale për produkte të veçanta.

Këtë vit panairi do të mbahet tek godina e Expocity nga datat 9 deri më 11 mars, duke filluar nga ora 10:00 për t’u mbyllur në 20:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).